Sot më 3 korrik kalendari festnn shën Tomën Apostull
Sot më 3 korrik Kisha përkujton festën e shën Tomës Apostull, një shenjt i madhe dhe
i kthyer krejtësisht kah Zoti! Toma, i cili mendohet se ishte peshkatar, si apostujt
e tjerë, thirret edhe Didimo, që do të thotë ‘binjak’. Është Apostulli që u tregua
i gatshëm ta ndiqte Jezusin në udhëtimin drejt Jerusalemit, për të vdekur bashkë me
të. Kur Krishti u ngjall, në fillim ai nuk besoi, por më pas e ndreqi këtë mosbesim
të vetin me besojmën e tij të fesë duke pohuar: “Zotëria im e Hyji im”. Ndoshta
edhe shën Toma ishte peshkatar, si apostujt e tjerë, thirret edhe Didimo, që në gjuhën
aramaike do të thotë “binjak”. E takojmë për herë të parë ndërmjet apostujve, por
nuk dimë asgjë për jetën e tij të mëparshme. Nuk ia dimë as datën e lindjes, as mjeshtrinë
që ushtronte. Ia dëgjojmë për herë të parë zërin, aspak entuziast, në Ungjillin e
Shën Gjonit e pikërisht në Kapitullin I. Por duhet të theksojmë se ata të cilët e
kujtojnë vetëm për çastin e famshëm të mosbesimit në ngjalljen e Krishtit, gabohen
përsa i përket figurës së tij. Ai nuk ishte njeri me fe të paktë, siç mund të besohet,
por njeri që e di mirë se nuk është aspak e lehtë të besosh. Prandaj nuk dëshiron
të mbajë qëndrim hipokrit. Flet haptazi për vështirësitë e për dyshimet e tij. Shfaqet
para syve tonë siç është, pa maskë. E ne na duket se na ngjet, se na ndihmon. Mosbesimi
i tij, dyshimet dhe pyetjet që i bën Jezusit, na mësojnë ta thellojmë fenë. Tomën
e takojmë edhe në Kapitullin XXII të Ungjillit të Shën Gjonit, në kohën kur Jezusi
u duket apostujve në brigjet e liqenit të Tiberiades. Pastaj, për herë të fundit,
për të flitet në Veprat e Apostujve (Kreu I), menjëherë mbas të Ngjiturit të Krishtit
në qiell. E pastaj emrin e tij nuk e gjejmë më në asnjë shkrim. Ashtu si nuk e
dimë kur e ku lindi, nuk e dimë as kur, ku e si vdiq. Disa shkrime, që mendohen si
të tijat, madje edhe një Ungjill apokrif, nuk janë të besueshme. Në gjysmën e shekullit
VI tregtari egjiptian Kozma Indikopleusti shkruante se kishte gjetur në Indinë jugore
grupe të panjohura të krishterësh, të cilët i kishin pohuar se Ungjillin e kishte
sjellë ndër viset e tyre Shën Toma Apostull. Prandaj edhe quhen “Tomokristianë”, bashkësi
që vijon të jetojë edhe në kohët tona, por e përzier me besimtarë sa katolikë, aq
edhe të kishave protestante e të riteve kristiano-lindore.