2012-07-03 14:01:29

Papa do të viziton Libani nga data 14 deri më 16 shtator për të nënshkruar e dorëzuar dokumentin apostolik për Lindjen e Mesme


Salla e shtypit e Vatikanit shpalli sot programin e udhëtimit apostolik të Papës Benediktit XVI në Liban, në program nga data 14 deri më 16 shtator të ardhshëm. Rasti i shtegtimit të 25-të papnor ndërkombëtar të Benediktit XVI është nënshkrimi i botimit të dokumentit Këshillimit apostolik pas-sinodal për Lindjen e Mesme.
Një vizitë e shkurtër në Liban për t’i përqafuar të gjithë popujt e Lindjes së Mesme, e me domethënie të madhe fetare e shoqërore. Gjatë tre ditëve Ati i Shenjtë do të shqiptojë 7 fjalime, do të nënshkruajë dokumentin pos Sinodal për Kishat e Lindjes së Mesme, do të takojë autoritetet më të larta shtetërore e politike dhe krerët e islamit në Liban.
Benedikti XVI do të niset nga aeroporti romak Ciampino në mëngjesin e 14 shtatorit drejt Bejrutit, ku në ora 14 lokale pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar “Rafiq Hariri”. Papa do të transferohet pastaj në Harissa, ku pasdite në Bazilikën e Shën Palit do të nënshkruajë dokumentin Këshillimin apostolik pas sinodal për Kishat e Lindjes së Mesme.
Një ditë më pas, Ati i Shenjtë Ratcinger do t’i bëjë një vizitë Presidentit të Libanit, në pallatin presidencial Baabda. Këtu, më pas, do të takojë krerët e komunitetit fetar mysliman, anëtarët e qeverisë, të institucioneve së bashku me trupin diplomatik e krerët e feve si dhe përfaqësuesit e botës së kulturës.
Gjatë drekës, në Patrikanën armene katolike të Bzommar Bkerké, Papa do të takohet me Patrikët, ipeshkvijtë e Libanit dhe anëtarët e Këshillit të veçantë për Lindjen e Mesme të Sinodit të Ipeshkvijve.
Dita e dytë e vizitës së Benediktit XVI në Liban do të mbyllet me takimin me të rinjtë në sheshin para Patrikanës maronite të Bkerké.
Të dielën më 16 shtator, Papa Jozef Ratcinger do të kryesojë Meshën e do të dorëzojë Dokumentin apostolik pas – sinodal për Lindjen e Mesme, në Bejrut city waterfront. Pas largimit nga nunciatura apostolike në Harissa, Benedikti XVI do të ketë një takim ekumenik në Sallonin e Patrikanës siro-katolike të Charfetit. Së fundit, rreth orës 18.30 lokale, ceremonia e lamtumirës në aeroportin ndërkombëtar të Bejurit. Arritja në Romë pak para orës 22.00.







All the contents on this site are copyrighted ©.