2012-06-30 20:09:20

Radio Vatikanin shqip mund ta ndiqni në internet e satelit


1 korrik 2012, dita e parë, që programi shqip i Radio Vatikanit nuk transmetohet më në valë të mesme e në valë të shkurtra. Pas 61 vjetësh, ashtu si të gjitha programet e Radio Vatikanit për Evropën dhe Amerikën, edhe programi shqip nxjerr në pension teknologjitë e vjetra dhe përdor internetin e satelitin.
Vërtet, që nga 1 korriku 2012, programin shqip të Radio Vatikanit mund ta ndiqni në faqen e internetit , ose në faqen motër .
Pastaj, në orën 21.00 e në orën 7.20 të mëngjesit,satelitin Eutelsat Hotbird 8, duke e kthyer antenën me 13 gradë në Lindje e duke kërkuar kanalin e Telepaces, gjuha angleze, nga ku mund të na dëgjoni në shqip Radio Vatikanin.
Për ata që na ndjekin nga Roma, mbetet vala e mesme 1260 kHz. Vazhdoni ta dëgjoni Radio Vatikanin, vazhdoni ta dëgjoni zërin e Papës nga zemra e Kishës, nga Vatikani.







All the contents on this site are copyrighted ©.