2012-06-30 19:11:21

Radio Vatikani ndërpret transmetimet në valë të mesme e në valë të shkurtra. Nga 1 korriku transmeton përmes internetit e sateliti.


Emisionin shqip i Radio Vatikani i datës 30 qershor 2012, ashtu si të gjitha programet e Radio Vatikanit për Evropën e Amerikën, është i veçantë, madje mund të themi historik, sepse emisioni i ditës së sotme është i fundit që transmetohet me valë të shkurta e të mesme radiofonike.
Kështu, pas mase 80 vjetësh të emisionit në gjuhët më të mëdha të botës, e pas 61 vjetësh të emisionit në gjuhën shqipe, më emisionin e ditës së sotme, 30 qershor 2012, Radio Vatikani i braktisë teknologjitë e vjetra dhe vijon transmetimet me teknologji të reja si interneti e sateliti.
Kujtojmë se Radio Vatikani është themeluar me vullnet të Papës Piut XI, i cili më 1929 pat ngarkuar Guglielmo Marconin për ndërtimin e radio stacionit brenda Shtetit të ri të Vatikanit, për të komunikuar lirshëm përtej kufijve e për t’u folur katolikëve të të gjitha Vende e rajoneve të botës ku regjimet totalitare pengonin zhvillimin e lirë të jetës së Kishës katolike e mohonin të drejtat themelore të njeriut, duke ftuar në drejtimin e Radios një shkencëtar të fizikës e të matematikës, jezuitin atë Giuseppe Gianfranceschin.
Radio Vatikani u përurua nga Papa Piu XI me mesazhin “Qui arcano Dei” më 12 shkurt 1931. Guglielmo Marconit i qe besuar fillimisht realizimi i strukturës radiofonike vatikanase, e cila më pas iu besua Jezuitëve, të cilët ende sot përkujdesën për drejtimin e saj. Njëri ndër programet e para të Radio Vatikanit, në latinisht, titullohej “Scientiarum Nuncius Radiophonicus”, e ishte një pasqyrë përmbledhëse e aktivitetit të Akademisë Papnore të Shkencave.
Më 3 tetor 19351përurohet transmetimi i Radio Vatikanit në Gjuhën Shqipe, me një program kushtuar Udhën së Kryqit, nën drejtimin e prifti shqiptar dom Zef Shestanit. Kështu, pas 61 vjetësh, programi shqip i Radio Vatikanit, që filloi transmetimin me valë të shkurta e të mesme, me një program kushtuar Udhës së Kryqit, sot më 30 qershor 2012, përfundon transmetimet e emisioneve në këto valë të shkurta e të mesme, me një program kushtuar Fjalës së Zotit të liturgjisë Hyjnore të së dielës, për vijuar me teknologji të reja.
Dëgjues të nderuar të Radio Vatikanit, kudo që jeni në atdhe e në botë, duke ju falënderuar për besnikërinë tuaj me të cilën nga keni dëgjuar këtyre viteve përmes valëve radiofonike të teknologjive tashmë në pension, jemi të sigurt që do të vazhdoni të na dëgjoni edhe në të ardhmen, përmes teknologjive të reja të internetit e satelitit.
Kështu, që nga dita e nesërme, 1 korrik 2012, emisionet radiofonike të Radios së Papës në gjuhën shqipe mund t’i ndiqni në faqen e internetit , ose në faqen motër .
Pastaj, në orën 21.00 e në orën 7.20 të mëngjesit, në satelitin Eutelsat Hotbird 8, duke e kthyer antenën me 13 gradë në Lindje e duke kërkuar kanalin e Telepaces, gjuha angleze, nga ku mund të na dëgjoni në shqip.
Për ata që na ndjekin nga Roma, mbetet vala e mesme 1260 kHz. Vazhdoni ta dëgjoni Radio Vatikanin, vazhdoni ta dëgjoni zërin e Papës nga zemra e Kishës, nga Vatikani.







All the contents on this site are copyrighted ©.