Çelësi i fjalëve të Kishës: Shën Pjetri, është martirizuar vërtet në Romë?
Jo më larg se nesër, kremtojmë festën e Shën Pjetrit e të Shën Palit e jo më larg
se dje, Papa Benedikti XVI, gjatë audiencës së përgjithshme, i ftoi besimtarët të
shkojnë për t’u lutur tek varret e këtyre apostujve. Të gjithë ata, që vijnë për vizitë
në Romë, ngarendin për të parë Bazilikën e Shën Pjetrit, në themelet e së cilës është
varrosur pikërisht Apostulli më i përmendur pas Jezu Krishtit. Ai vdiq si martir në
kryeqytetin e Perandorisë Romake, gjatë persekutimit të Neronit. Historikisht, shumë
kanë pyetur ku e ka bazën kjo siguri, pasi asgjë nuk thuhet për këtë në Besëlidhjen
e Re e ndokush ka shprehur dyshime për vendndodhjen e varrit të Shën Pjetrit.
Këtë argument do të trajtojmë sot. Pikënisja për
sqarimin e këtij fakti është Ungjilli sipas Gjonit. Në të, Jezusi i parlajmëron të
ardhmen Shën Pjetrit, të cilit sapo i kishte lënë për detyrë të kujdesej për grigjën
e vet: “Kur të plakesh, do t’i hapësh duarte një tjetër do të të
ngjeshëe do të të çojë, ku ti nuk dëshiron”(21,18). Shprehja “do
t’i hapësh duart” duket sikur i referohet kryqëzimit, por gjendja sqarohet menjëherë
nga komenti i qartë i ungjilltarit, që shkruan diçka të njohur për lexuesit e tij:
“I tha këto fjalë për ta lajmëruar se me ç’vdekje do ta lavdëronte Hyjin”.
Frazë e njëjtë me atë që shën Gjoni ungjilltar përdor edhe për vdekjen e Jezusit në
kryq(12,32-33). Edhe thirrja e fundit, që i drejton Jezusi, “Më ndiq!”, tregon se
dishepulli duhej të mbante kryqin e vet në udhën e flijimit, sipas paralajmërimit
të famshëm: “Kush nuk e merr kryqin e vet e nuk vjen pas meje, nuk është i denjë
për mua!” (Mt 10,38). Pra, martirizimi i ishte parathënë shën Pjetrit, por ku
u flijua? Kalojmë në etapën e dytë të reflektimit tonë, që ka të bëjë me praninë e
Apostullit në Romë. Është e vërtetë se në Veprat e Apostujve, shën Luka, pasi përshkruan
koncilin e Jeruzalemit në kapitullin e 15-të, nuk flet më për figurën e shën Pjetrit
e përqendrohet tek ajo e shën Palit, të cilin e ndjek deri në Romë. Por, vërejmë se
në Letrën e parë të shën Pjetrit, apostulli shkruan: “Ju bën të fala Kisha e të
zgjedhurve që është në Babiloni”(5,13). Dihet, edhe nga përshkrimet e Librit të
Zbulesës, se “Babilonia” ishte simbol i përdorur shpesh për të treguar Romën perandorake.
“Pjetri, Apostulli i Jezu Krishtit”, që shkruan këtë letër për të krishterët e Azisë
së Vogël(1,1), duhet të gjendet, pra, në kryeqytetin e Perandorisë. Edhe sikur, siç
thotë ndonjë studiues, letra të jetë vepër e ndonjë dishepulli të bashkësisë petrine,
ajo dëshmon njëlloj se Apostulli banonte në Romë. Hapi i tretë, që do të bëjmë,
gjatë këtij reflektimi, është lidhja e martirizimit të shën Pjetrit me qytetin e Romës.
Besëlidhja e Re nuk jep sqarime për këtë pikë. Por ekzistojnë dokumente, të shkruara
menjëherë pas ngjarjeve, që konfirmojnë këtë lidhje. Pa hyrë në shumë hollësira, për
të cilat do të duheshin emisione të tëra, citojmë vetëm disa. Në Letrën drejtuar Korintasve,
shkruar rreth vitit 95 pas Krishtit, papa Klementi I i referohet qartë maritirizimit
në Romë të atyre, që i quan “dy kolonat më të larta” të Kishës(5,2-3). Jemi
vetëm pak vjet pas ngjarjeve, prandaj ishte e lehtë të kundërshtohej fakti, nëse nuk
ishte i vërtetë. Njerëzit ishin akoma gjallë dhe e dinin mjaft mirë historinë, por
askush nuk ngre zërin kundër Papës, pra, duhet menduar se e dhëna e pasqyruar në letër,
është e vërtetë. Një historian i famshëm i Kishës së shekujve III-IV, Euzebi nga
Çezarea, në veprën e tij “Histori kishtare” (II,25,1-8) citon shkrimin e një prifti
romak, Gaio, i cili dëshmon për ekzistencën e një “trofeu” të shekullit II në zonën
vatikanase, në kujtim të vdekjes së Shën Pjetrit, mbi të cilin shkruhej emri i Apostullit.
Një “trofe” i ngjashëm ishte vendosur edhe në rrugën Ostiense, për të kujtuar shën
Palin. Që nga viti 1939, gërmimet arkeologjike në nekropolin e Bazilikës së Shën
Pjetrit, kanë nxjerrë në dritë gjurmë të këtij kujtimi të lashtë, me shkrimet në greqisht
të emrit të shën Pjetrit e me grafitet devocionale, që besimtarët i kushtonin Apostullit.
Përveç konfirmimit të Ungjijve apokrifë, që duhen marrë me rezerva, mbetet pra,
dokumentimi i pranisë dhe i martirizimit të Shën Pjetrit në Romë, që në dhjetëvjeçarët
e parë të krishtërimit.