2012-06-28 14:31:36

Në festën e shën Pjetrit e Palit, ceremonia e dorëzimit të Palios në Vatikan me disa ndryshme të vogla.


Ceremonia e nesërme në festën e Shën Pjetrit e Palit Apostuj, në Vatikan, gjatë së cilës, sipas traditës, Papa i dorëzon simbolin e “palios” kryeipeshkëvijve të ri metropolitë, do të ndryshon pjesërisht. Ndryshimi i ceremonisë, që ka miratimin e Papës Benediktit XVI, qëndron në faktin që bekimi dhe vënia e palos do të bëhet para fillimit të Meshës e jo gjatë kremtimit të saj. Kjo, “në logjikën e një zhvillimi të pandërprerë” për të “shkurtuar zgjatjen e ritit”, e për të “shmangur që kremtimi eukaristik të ndërpritet nga një rit që është mjaft i gjatë” dhe për t’u “përmbajtur më shumë ritit të vënies së palos siç parashikohet nga Ceremoniali Ipeshkvnor”: e vërtetë që dorëzimi i simbolit të palos nuk është “në asnjë mënyrë i natyrës sakramentale”.
Po kujtojmë se nesër në Vatikan, Papa Benedikti XVI do t’u dorëzojë simbolin e “Palios” 44 kryeipeshkvijve të ri metropolitë, ndërsa dy të tjerëve do t’u dorëzohet në selinë e tyre të dioqezave metropolitane.







All the contents on this site are copyrighted ©.