2012-06-27 17:55:05

Tokë e Shenjtë: nunci apostolik u prit nga Presidenti palestinez Mahmoud Abbas


Presidenti palestinez Mahmoud Abbas të dielën e kaluar priti në selinë presidenciale në Ramallah, nuncin apostolik në Izrael e delegatin apostolik në Jerusalem, imzot Antonio Franco. Në këtë takim të Nuncit Apostolik të Selisë së Shenjtë me Presidentin Abbas qenë të pranishëm, një anëtar i Komitetit ekzekutiv të Autoritetit Kombëtar të Palestinës, Nimir Hammad, këshilltari politik i presidentit, Ziyad El Bandak dhe këshilltari i presidencës për marrëdhëniet me të krishterët. Gjatë takimit u shqyrtuan marrëdhëniet historike që lidhin Palestinën e popullin e saj me Selinë e Shenjtë dhe Kishën katolike. Dy bashkëbiseduesit u morën vesh për përshpejtimin e konkluzioneve të marrëveshjes ndërmjet Autoritetit Kombëtar të Palestinës e Selisë së Shenjtë. Lidhur me këtë argument, gjatë bashkëbisedimeve janë sqaruar disa çështje me interes të anasjelltë për dy palët. Presidenti Abbas së fundit i kërkoi nuncit apostolik imzot Franco t’i transmetojë Papës përshëndetjen e tij personale.







All the contents on this site are copyrighted ©.