2012-06-27 18:54:31

Shqetësime e shpresa për Këshillin, që duhet të shpëtojë Evropën, në Bruksel


Kancelarja gjermane Angela Merkel vazhdon të jetë kundër hipotezës së bashkëndarjes së borxhit publik të vendeve evropiane, duke e ndezur kështu më tej atmosferën, 24 orë para Këshillit të Evropës, i cili duhet të përcaktojë drejtimet e reja ekonomike të kontinentit të vjetër. Temat, që paralajmërohen nga gazeta prestigjioze si “Finacial Times”, flasin për masa të rrepta ndaj atyre shteteve, që do të konsiderohen “jo virtuoze”. Praktikisht, Evropa mund të ndërhyjë, duke rishikuar projektbuxhetin e vendeve të Eurozonës, që në të ardhmen, nuk do të respektojnë rregullat mbi defiçitin dhe borxhin publik. Pyetëm pedagogun e Ekonomisë në Universitetin e Barit, Xhanfranko Viesti, nëse ky propozim mund të hyjë në planin e shndërrimit të zonës Euro në zonë të bashkuar nga pikpamja fiskale:
Mund të hyjë si hap i dytë. Hapi i parë, që i duhet Evropës, është zgjidhja përfundimtare për krizën e financave publike e për borxhin e vendeve anëtare. Kemi nevojë për një ndërhyrje të fortë, që të japë garanci të pakufizuar për faktin se askush nuk do të dalë nga Euro e se asnjë nga shtetet nuk do të falimentojë. Mund të kalohet në hapin e dytë, vetëm kur shtetet të impenjohen edhe më shumë ndaj Bashkimit Evropian. Jemi të gjithë në rrezik. Vërtet, prej muajsh, po luajmë me zjarrin, e rrezikojmë shndërrime të paimagjinueshme e jashtëzakonisht negative për ndërmarrjet, për qytetarët e për bankat. Ka ardhur koha që klasa drejtuese evropiane të marrë vendime, në nivelin e sfidave që paraqiten.







All the contents on this site are copyrighted ©.