2012-06-27 17:54:56

Mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të IOR-it në Vatikan


Takim i nivelit të lartë, sot paradite në Institutin e Vatikanit për Veprat Religjioze (IOR). Këshilli Mbikëqyrës i Institutit për Veprat Fetare, njofton në një deklaratë zyrtare Salla e Shtypit e Vatikanit, ka mbledhur anëtarët e vet – zëvendës presidentin, Ronaldo Hermann Schmitz, prof. Carl Albert Anderson, doktor Antonio Maria Marocco e doktor Manuel Soto Serrano – të cilët më pas janë takuar edhe me Komisionin kardinalor të vigjilencës, kryesuar nga kardinali sekretar i Shtetit të Vatikanit, Tarçizio Bertone.
“Kemi fjalën - saktëson deklarata – për dy takime të dobishme për t’i ndarë së bashku informatat dhe propozimet lidhur me administrimin e rregullt të Institutit, e për studimin dhe përcaktimin e kritereve profesionale dhe eksperiencën, që duhet t’i ketë Presidenti i ri i Këshillit Mbikëqyrës që pritet të zgjidhet”. Papa Benedikti XVI, përfundon deklarata, “përcjell nga afër situatën aktuale të Institutit për Veprat Fetare dhe vazhdimisht informohet nga kardinali Sekretar i Shtetit të Vatikanit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.