2012-06-27 13:07:49

Ambasadori i Kosovës A. Prenkaj përfundoi misionin diplomatik në Itali.


Ambasadori i parë i Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Tij zoti Albert Prenkaj, përfundoi dje më 27 qershor misionin e tij diplomatik pranë Republikës së Italisë. Si diplomati i parë i Kosovës i akredituar pranë Shtetit italian, Ambasadori Prenkaj vuri themelet dhe hapi Ambasadën kosovare në Romë, arriti të fitonte besimin e bashkëbiseduesve të tij. Ai promovoi një politikë që përforcoi më tej marrëdhëniet e mira ndërmjet dy Shteteve dhe punoi në shpalosjen e realitetit të veçantë dhe perspektivat e Vendlindjes pranë autoriteteve italiane e me gjerë, si dhe para qytetarëve italianë. Me shërbimin e tij diplomatik, Ambasadori i parë i Kosovës pranë Republikës së Italisë, kontribuoi në realizimin e shumë nismave që synojnë të mirën dhe përparimin e shoqërisë kosovare. Mandati i tij si Ambasador i parë kosovar në Romë, mund të themi, pati si binom diplomacinë e të vërtetën. Me rastin e përfundimit të misioni diplomatik në Romë, ne realizuam një intervistë me Shkëlqesinë e Tij Albert Prenkaj, të cilën po ua propozojmë dëgjuesve tanë të Radio Vatikanit....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.