2012-06-26 13:47:48

Të krishterët sirianë, në vijën e parë të frontit për të ndihmuar nevojtarët


Bashkësitë e krishtera në Siri e Kishat e krishtera në të gjithë Lindjen e Mesme, impenjohen çdo ditë në ndihmën për të gjithë ata, që vuajnë nga konflikti në vijim. Embargoja dhe kriza ekonomike, që u shtohen ndeshjeve me armë e me viktima, po sprovojnë mijëra familje. Ndihmat e Karitasit përqendrohen në tri fusha kryesore: shëndeti, qeraja e banesave dhe shkolla. Siç shpjegon imzot Antuan Audo, ipeshkëv kalde i Alepos dhe kryetar i Karitasit të Sirisë, u garantohet asistenca mjekësore mijëra njerëzve, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, ndërsa, nga ana tjetër, ndihmohen familjet, duke u paguar shkollën fëmijëve, ose duke u kujdesur për të sëmurët e të moshuarit. Në Alepo, familjet që përfitojnë nga ndihmat, kanë arritur në 440, ndërsa në Damask, Karitasi u ka rindërtuar shtëpinë e prishur nga bombat, rreth 50 të tjerave.







All the contents on this site are copyrighted ©.