2012-06-26 15:05:15

Kuria Romake: Imzot Brugès emërohet arkivist e bibliotekar i ri i Kishës Romake.


Ditë e rëndësishme për Kurien Romake, e cila përveç udhëheqjes së re të dikasterit vatikanas për Familjen, ka ndryshime edhe emërime tjera në poste tjera të rëndësishme. Kështu Benedikti XVI emëroi arkivist e bibliotekar të ri Kishës Romake, sekretarin aktual të Kongregatës për Edukimin Katolik, kryeipeshkvin Zhan-Lyi Brugès.
Më tutje, Papa Ratcinger emëroi zëvendës president të ri të Komisionit Papnor Ecclesia Dei, sekretarin aktual të Kongregatës për Kultin Hyjnor e Disiplinën e Sakramenteve, kryeipeshkvin Jozef Augustin Di Noia.
Ndërsa sekretar të ri të Kongregatës së Vatikanit për Kultin Hyjnor e Dispilinën e Sakramenteve, emëroi ipeshkvin e Lidës, imzot Artur Rosh.
Sekretar i dytë i ri i Kongregatës së Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve dhe president i Veprave Misionare Papnore është emëruar ipeshkvi i Kigomës, imzot Protase Rugambwa.
Së fundit drejtues i ri i Pendentarisë Apostolike është emëruar imzot Krzysztof Jozef Kykiel, deri më sot zyrtar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.







All the contents on this site are copyrighted ©.