2012-06-26 13:47:19

Egjipt: Kisha kopto-katolike përshëndet zgjedhjen e presidentit të ri


Kisha kopte e Egjiptit dhe e vendeve të diasporës i ka dërguar një mesazh presidentit të ri, Mohamed Morsi. Në letrën, e nënshkruar nga Administratori i Patriarkatit kopto-katolik, imzot Kirilos Uiliam, nënvizohet se besimtarët luten që presidenti i ri të ketë sukses në ndërtimin e një shteti demokratik e modern, ku të respektohen të drejtat e liritë e secilit, ku të garantohet paqja, siguria dhe drejtësia shoqërore. Ipeshkvijtë urojnë të sheshohen të gjitha kontradiktat e shoqërisë egjiptiane e të vazhdohet në rrugën e pajtimit kombëtar.
Fjalimi i parë i mbajtur nga Mohamed Morsi, përfaqësues i partisë islamike “Vëllezërit Myslimanë”, u prit mirë nga ipeshkvi kopto-katolik i Luxorit, imzot Johanes Zakaria, i cili vlerësoi lart dëshirën e Morsit për të qenë president i të gjithë egjiptianëve, për të punuar për përmirësimin e ekonomisë dhe të turizmit. Gjatë fushatës zgjedhore, Vëllezërit Myslimanë patën bërë disa deklarata shqetësuese përsa i përket veshjes dhe mënyrës së sjelljes së turistëve, por, siç shpjegon imzot Zakaria për agjensinë kishtare Fides, administrimi i pushtetit ndryshon nga ai i shesheve për marrjen e votave.








All the contents on this site are copyrighted ©.