Ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Selisë së Shenjtë e Malit të Zi. Koment i zmzot
Zef Gashit
Të enjten e kaluar në Vatikan, më 21 qershor, në Sallën e Traktateve të Pallatit Apostolik,
Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone dhe Presidenti i Malit
të Zi, z. Filip Vujanoviç shkëmbyen dokumentet për ratifikimin e Marrëveshjes Bazë
ndërmjet dy Shteteve, nënshkruar në Selinë e Shenjtë më 24 qershorin e vitit të kaluar. Gjatë
ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes, Vujanoviç, i cili para nënshkrimit pati
një takim me Papën Benediktin XVI, nënvizoi se Mali i Zi “është Shteti i parë me shumicë
ortodokse që realizon një marrëveshje të tillë me Selinë e Shenjtë” që rregullon juridikisht
statusin e Kishës katolike në vend.
Marrëveshja hyri në fuqi menjëherë me
shkëmbimin e dokumenteve të ratifikuara, të enjten më 21 qershor, dhe përcakton –
shpjegoi kardinali Bertone – “disa dispozita (rregulla) me interes të përbashkët për
jetën dhe aktivitetin e bashkësisë katolike të Malit të Zi”. Po cila është rëndësia
e kësaj Marrëveshje ndërmjet dy Shteteve për Kishën katolike në Mal të Zi, të dëgjojmë
kryeipeshkvin e Tivarit e presidentin Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare Shën Cirili
e Metodi, imzot Zef Gashin në mikrofonin e Radio Vatikanit.......