2012-06-25 14:56:38

Greg Burke këshilltar për komunikimin në Sekretari të Shtetit të Vatikanit.


Greg Burke së shpejti do të marrë detyrën në kuadrin e Sekretarisë së Shtetit të Selis së Shenjtë si këshilltar për komunikimet. Kështu tha drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit, atë Federiko Lombardi. Kjo figurë e re – shpjegoi atë Lombardi – do të ketë si synim ndihmesën për të përforcuar vëmendjen ndaj çështjeve të komunikimit në punën e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit e atë të kultivimit të marrëdhënies me shërbimin e Sallës së Shtypit dhe të institucioneve tjera të mediave të Selisë së Shenjtë. Bruke, 52 vjeç, deri më tani ishte korrespondent për network-un amerikan Fox News në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.