Më 22 qershor kalendari kishtar kujton shën Tomas More,martir
Më 22 qershor kalendari kishtar përkujton shën Tomas More, martir. Shën Tomas More,
lindi më 1478 e vdiq në vitin 1535. Kancelar i mbretit e humanist i mprehtë, në familje
e në politikë shprehi një sintezë të rrallë sensibiliteti njerëzor e të urtisë kristiane.
Gjoni Fisher e Tomas More qenë personalitete të shquara të Kishës e të shoqërisë angleze,
në kohën e Enrikut VIII pas divorcit të tij me gruan, pati filluar procesi i ndarjes
së Kishës së Anglisë nga Kisha e Romës. Vdiqën martirë duke dëshmuar së bashku vlerën
e pazgjidhshmërisë së kurorës së martesës dhe unitetin e Kishës.
Thonë se
të gjitha shpendët e Chelseat (në atë kohë periferi e Londrës) u ulën për të shuar
urinë në kopshtin e tij të qetë. Një tregues për popullaritetin e emrit të mirë si
njeri i qetë dhe mikpritës. Tomas More , bir i një magjistrati ( gjyqtari), bëhet
avokat i njohur, administrator i drejtësisë në City (Qytet), anëtar i Parlamentit.
Nga gruaja Jane Coplt pati tri vajza e një djalë; me vdekjen e saj, martohet për së
dyti me Alice Middleton.
Në Oxford ka mësuar dashurinë për klasikët e vjetër
dhe këtë e ndan bashkë me Erazmin e Rotterdamit, mik i shpeshtë në shtëpinë e tij.
E shkruan jetën e humanistit italian Giovanni Pico della Mirandola; po do të jetë
më i njohur (famshëm) dialogu i tij ‘Utopija’, mbi planin e një shoqërie ideale, të
qeverisur nga drejtësia e nga liria. Është humanist që bartë grathore, që bën pendesë,
që studion Etërit e Kishës dhe e jeton fenë e krishterë me vendosmëri, bindje e gëzim.
Kur Martin Luteri fillon betejën e tij kundër Romës, mbreti Enriku VIII i Anglisë
shkruan një traktat në mbrojtje të doktrinës katolike mbi Sakramentet, duke marrë
lëvdatat e papës Leonit X e akuzat e Luterit.
Këtyre u përgjigjet Tomas More,
të cilin mbreti Enriku VIII e vlerëson për kulturën e për integritetin e tij. Shpesh
këshillohet me të, i beson misione të rëndësishme jashtë mbretërie. E në vitin 1529
e emëron Lord Kancelar, në krye të urdhrit gjyqësor. Një vend shumë i lartë por edhe
i rrezikshëm. Në realitet jemi në krizën e njohur: Enriku e mohon dhe largon Katerinën
d’Aragona ( gruaja e pastaj vejusha e vëllait të vet Arturit), e martohen me Anna
Bolena, e pastaj arrijnë ta ndajë nga Roma Kishën angleze, kryetar të vetëm të së
cilës shpall vetveten. Për Tomas More, besnikëria kërkon sinqeritetin absolutë me
mbretin: edhe nëse kjo i kushton pezmatimin e hidhërimin e tij, ai nuk gënjen për
asnjë arsye . E kështu edhe vepron. Feja e krishterë ia ndalon të pranojë divorcin
dhe epërsinë e mbretit në çështje të fesë. E mendon, e thotë, e humb vendin e karrierës
dhe lejon të dënohet me vdekje pa u lëkundur, pa u përkulur, pa bërë kompromise mbi
vlera e bindje.
Inkurajon familjarët që e vizitojnë në burg në Kullën e Londrës
e shkruan gjëra të bukura në gjuhën latine një miku të tij italian që jeton në Londër,
tregtarit të Lukës (Lucca), Antonio Bonvisit: “Miku im, më shumë se çdo besnikëri
e gëzim…Krishti e ruajt shëndosh familjen tënde”. Bonvisi i dërgon në burg ushqim
e një veshje të re për ditën e ekzekutimit ( por nuk do ta lejojnë ta veshë). Para
vendit të ekzekutimit, Tomas More është i përzemërt me vrasin që do t’i priste kokën,
të cilin e fton ta kryejë shpejt punën që i është besuar, prerjen e kokës.
Urm
“Deklaroi se vdiste si nënshtetas besnik ndaj mbretit, por në rend të parë e mbi të
gjitha besnik ndaj Zotit”. 15 ditë para asaj dite, për të njëjtat arsye, qe ekzekutuar
edhe miku i tij John Fisher, ipeshkëv i Rochesterit, i cili do të kanonizohet së bashku
me Tomas More nga Papa Piu XI në vitin 1931. E Kisha i përkujton të dy në një ditë
të përbashkët.