Imzot Franko: asnjë ndryshim në qëndrimin e Selisë së Shenjtë për Jeruzalemin Lindor
Ndër temat e asamblesë së Bashkimit të Veprave për Kishat Lindore (Roaco), që u zhvillua
këto ditë në Romë, edhe gjendja në Tokën e Shenjtë. Disa zëra në shtyp pretenduan
se qëndrimi i Selisë së Shenjtë për Jeruzalemin Lindor ka ndryshuar. Të dëgjojmë sqarimin
e nuncit apostolik në Izrael, imzot Antonio Franko, njëkohësisht edhe delegat apostolik
në Palestinë: Dua të them se s’ka asgjë për të sqaruar, sepse qëndrimi i Selisë
së Shenjtë për Jeruzalemin Lindor është shumë i qartë! Është pohuar në Marrëveshjen
Bazë me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, në vitin 2000, e do të përmendet sërish,
nëse përfundon mirë marrëveshja, që po diskutojmë tani me palestinezët. Kjo s’ka të
bëjë aspak me Marrëveshjen, që po hartojmë me Izraelin, sepse ajo flet për gjendjen
e Kishës, sidomos për çështjet fiskale dhe veprimtaritë e saj në vend. Nuk ka përcaktim
gjeografik, nuk ka absolutisht asnjë fjalë për ndërtesa apo zona në Jeruzalemin Lindor.
Pra, nuk kemi asnjë ndryshim.