2012-06-20 16:45:24

Në audiencë tek Papa, presidenti i Letonisë. Në qendër të bisedimeve, kriza ekonomike e Evropës


Sot paradite, Papa priti kryeministrin e Letonisë, Valdis Dombrovskis. Gjatë bisedimit të përzemërt, informon një notë e Sallës së Shtypit të Vatikanit, “u vunë në dukje marrëdhëniet e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Letonisë, si edhe kontributi i Kishës Katolike në shoqëri, në veçanti, në çështjet e familjes e të promovimit të një humanizmi me vlera shpirtërore e transhendente”. Në qendër, kriza e rëndë ekonomike e financiare, që ndikon fuqimisht në jetën e popujve evropianë.







All the contents on this site are copyrighted ©.