2012-06-19 18:02:41

Më 26 qershor Papa viziton zonat e goditura nga tërmeti në Emilia Romagna.


Të martën më 26 qershor Papa Benedikti XVI do të vizitojë zonat e Emilia Romagna të Italisë, që në fund të majit u goditën nga tërmeti, që shkaktoi shumë viktima e të pastrehë, si dhe dëme të pallogaritshme edhe ndër shumë Kisha. Papa, informon Salla e Shtypit e Vatikanit, do të niset me helikopter në ora 9.000 nga Vatikani. Në ora 10.15 parashikohet arritja në San Marino di Carpi (Modena), ku Benedikti XVI do të pritet nga Prefekti Franco Gabrielli, Kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile. Pastaj, me autobus të vogël të Mbrojtjes Civile italiane, Ati i Shenjtë do të transferohet drejt Rovereto di Novi e do të kalojë brenda “zonës kuqe” (në Kishën e Shën Katarinës së Aleksandrisë).
Në ora 10.50 është parashikuar arritja e Benediktit XVI pranë zonës së Fushave Sportive, ku do të jenë të pranishëm qytetarë, besimtarë dhe autoritete civile e kishtare, si dhe përfaqësues të realitetit të sipërmarrjeve industriale të këtij rajoni të goditur nga tërmeti. Papën do ta përshëndes Presidenti i Rajonit Emilia Romagna, Vasco Errani e pastaj Ati i Shenjtë do të mbajë fjalën e rastit. Në ora 12.00 Papa do të niset drejt Vatikanit ku parashikohet të mbërrijë rreth orës 13.15. Kujtojmë se tërmeti, ka goditur rajonin italian Emilia Romagna për një periudhë të gjatë duke u nisur nga fundi i majit, e ka shkaktuar viktima e të pastrehë. Atyre, Papa mase një herë i është drejtuar mase një herë me thirrje të shumta solidariteti, sidomos gjatë Takimit të VII Botëror të Familjeve mbajtur në Milano në fillim të qershorit, gjatë të cilit Benedikti XVI iu drejtua drejtpërsëdrejti të pastrehëve përmes video kontaktit. Më tutje Papa ka dhuruar 500 mijë euro për viktimat e këtij tërmeti.







All the contents on this site are copyrighted ©.