2012-06-13 12:42:57

Veprimtaria e Papës nga korriku në shtator: meshë në Fraskati e në Kastelgandolfo, pastaj udhëtimi në Liban


Dy meshë, në dy qytezat e zonës së Kështjellave Romake, dhe kthimi i shumëpritur në Lindjen e Mesme. Kjo është veprimtaria e Papës Benedikti XVI nga korriku deri në shtator. Sipas komunikatës së Mjeshtrit të Kremtimeve Liturgjike Papnore, imzot Guido Marini, Ati i Shenjtë do të shkojë për vizitë në Fraskati, të dielën, më 15 korrik. Në orën 9.30 do të kremtojë meshën me besimtarët e zonës. Një muaj më vonë, më 15 gusht, me rastin e solemnitetit të Zojës së Madhe, Papa do ta kremtojë meshën në orën 8.00, në kishën famullitare të Shën Tomës nga Vilanova.
Do të kalojë një muaj tjetër, gjatë të cilit, Papa do të jetë akoma me pushime në Kastelgandolfo, pranë Romës, e nga 14 deri më 16 shtator, Benedikti XVI do të shkojë në Liban për një udhëtim të rëndësishëm apostolik. Me atë rast, Ati i Shenjtë do t’i dorëzojë Kishës vendase Këshillimin Apostolik pas-sinodal për Lindjen e Mesme, fryt i Asamblesë së Veçantë të Sinodit, që u zhvillua në Vatikan nga 10 deri më 24 tetor 2010.







All the contents on this site are copyrighted ©.