2012-06-13 20:26:49

Themelohet në Romë instituti kulturor “Pjetër Bogdani”. Ambasadorët Kola e Prenkaj, shërben për ndërtimin e imazhit të shqiptarëve.


Me nismën e Ambasadorit të Kosovës në Itali, zotit Albert Prenkaj dhe me mbështetjen e Ambasadorit të Shqipërisë në Itali, zotit Llesh Kola, u themelua instituti kulturor “Pjetër Bogdani”, si shoqatë pa qëllim fitimi (Onlus). Synimi i këtij institucioni kulturor është promovimi dhe përfaqësimi i kulturës shqiptare, çka do të ndihmojë në ndërtimin e imazhit gjithnjë më pozitiv të shqiptarëve dhe atë të shpalosjes së thesarit kulturor të kombit shqiptar para italianëve e më gjerë. Mbi domethënien, rolin e synimin e institutit shqiptar “Pjetër Bogdani” me seli në Romë, themeluar më 31 maj 2012, në mikrofonin e përgjegjësit të programit shqip të Radio Vatikanit, don David Gjugjës, flasin Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës, Llesh Kola e Albert Prenkaj. T’i dëgjojmë së bashku...........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.