2012-06-13 18:09:33

Sulmohen shtegtarët shiitë në Irak: rreth 60 të vdekur


Iraku përgjaket sërish, për shkak të sulmeve e të shpërthimeve në Hila e në Bagdad, por edhe në Qerbela e në Kirkuk, kundër shtegtarëve shiitë, të mbledhur për të kujtuar vdekjen e imamit Kadhum. Bilanci i viktimave flet për mëse 60 të vrarë e 120 të plagosur. Dhuna e sotme duket se është rezultat i luftës së brendshme ndërmjet myslimanëve të konfesioneve të ndryshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.