2012-06-13 13:06:38

Katekizmi i Benediktit XVI në e-book


Shtëpia Botuese e Vatikanit ka hyrë prej disa javësh në botën e librit dixhital, në bashkëpunim me eLiber, platformën katolike të e-book. Që nga ditët e para të majit, Shtëpia Botuese zyrtare e Selisë së Shenjtë ka publikuar 17 tituj në e-book, të cilat mund të blihen në librarinë në internet "Santo.it "e në të gjitha libraritë italiane on-line.
Tekstet e propozuara bëjnë pjesë në kolanën “Mendime”. Ndër titujt më të rëndësishëm “Mendime për meshtarinë”, “Mendime mariane”, “Mendime për familjen”, “Mendime për gruan”. Risia tjetër e rëndësishme është publikimi i “Katekizmit të Benediktit XVI” i të mërkurave, në versionin e ilustruar, hyrë në treg gjatë këtij muaji përmes bashkëpunimit me Apple.







All the contents on this site are copyrighted ©.