2012-06-13 14:34:01

Bashkimi Evropian nuk sheh shenja pozitive për integrimin e Shqipërisë


Pas zgjedhjeve presidenciale, në të cilat fitoi Bujar Nishani, pa votat e opozitës, Shqipëria bën një hap mbrapa, në drejtim të kundërt me integrimin e shumëpritur evropian. “Është e vështirë të shihen sinjale e zhvillime pozitive, që mund ta çojnë vendin drejt fazës së ardhshme të procesit të integrimit”, deklaroi dje zëdhënësi i komisarit evropian për zgjerimin, Peter Stano.
Tirana duhej të merrte në vjeshtë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian mbi përparimet e bëra nga vendet përkatëse. Është Komisioni, që u propozon krerëve të shteteve e të qeverive të 27-shes, vendin, që i ka plotësuar kushtet për statusin e kandidatit.
Tani për tani, Shqipëria mbetet në vendnumëro. Hapat e saj në Evropë, siç thekson Brukseli, do të varen para së gjithash, nga dialogu politik e nga plotësimi i 12 përparësive, që bëjnë pjesë në planin e Bashkimit Evropian, i cili do të bëhet publik në vjeshtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.