2012-06-12 18:30:44

Shqipëri: Presidenti i ri Nishani respekt për opozitën e institucionet e Vendit


Presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Bujar Nishani shprehu sot respektin maksimal për opozitën si dhe institucionet e vendit. Zoti Nishani, në një komunikim me mediat, tha se "do të doja të merrja edhe votat e opozitës, por natyrisht opozita ka ushtruar të gjithë të drejtën e sovranitetit të saj".
"Ajo që është e rëndësishme për mua ka të bëjë me faktin e respektit maksimal që i ofroj opozitës shqiptare, ashtu si të gjithë institucioneve dhe aktorëve të rëndësishëm të jetës politike dhe publike në Shqipëri", tha Nishani.
Presidenti i sapozgjedhur i Republikës, Nishani, duke shprehur rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën, tha se, "bashkëpunimi është dhe do të mbetet prioriteti maksimal nga dita e parë dhe e fundit e administratës time.
Deklaratat e tij, u bene pas një konferencë shtypi në Ministrinë e Brendshme, ku Nishani falënderoi stafin e tij ne ketë dikaster, për arritjet e shënuar si në fushën e rendit publik, reformën në administratën publike, procesin e pasaportave biometrike etj.
Nishani u zgjodh të hënën President i Republikës në Parlament, me 73 vota të mazhorances. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha, një prej tyre, atë të ministrit te Brendshëm, detyrë nga e cila dha dorëheqjen një ditë më parë.







All the contents on this site are copyrighted ©.