2012-06-08 15:59:17

Papa: Kisha angazhohet në favorizim të pajtimit në Sri Lankë


Benedikti XVI priti, sot paradite, në audiencë, në Vatikan, presidentin e Republikës Socialiste Demokratike të Sri Lankës, Mahinda Rajapaksa. Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, u kujtua se janë bërë shumë hapa përpara, për të favorizuar pajtimin ndërmjet bashkësive të dërmuara nga ndeshja e brendshme, që e ka copëzuar vendin. Veç kësaj, vijon nota, u urua të gjindet sa më shpejt rruga e pajtimit, e pranuar nga të gjitha palët e në përkim me dëshirat e ligjshme të të gjithëve.”
Në takim u nënvizua edhe se Kisha katolike, që jep një kontribut të ndjeshëm në jetën e vendit, përmes dëshmisë së saj fetare dhe veprimtarive edukative, shëndetësore e asistenciale, do të vijojë të impenjohet për të mirën e përbashkët, mirëkuptimin e anasjelltë dhe zhvillimin e gjithanshëm të të gjithë nënshtetasve.







All the contents on this site are copyrighted ©.