2012-06-08 18:18:53

Atmosferë pritjeje në Dublin për Kongresin Eukaristik Ndërkombëtar. Papa regjistron një mesazh për ngjarjen.


Benedikti XVI regjistroi sot paradite një mesazh për Kongresin Eukaristik Ndërkombëtar të Dublinit, që do të nisë të dielën e ardhshme. Tema e ngjarjes së madhe kishtare është “Eukaristia, bashkim me Krishtin e bashkim ndërmjet nesh”, shkëputur nga “Lumen Gentium”.
“Frymëzimi kryesor i Koncilit II të Vatikanit ishte ekleziologjia e bashkimit” kujtoi dje paradite kardinali Mark Uilet, duke folur në Simpoziumin Teologjik Ndërkombëtar, që i paraprin Kongresit Eukaristik Ndërkombëtar.
Ndërsa imzot Xhon Kenedi, punonjës i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, dublinas, shprehet kështu, në mikrofonin tonë:
Përgjigje: - Ka rreth 20 vjet që hasim vështirësi në Kishë, për shkak të shkandujve lidhur me shpërdorimin e të miturve nga disa meshtarë. Këto sjellje i sollën dëme aq të rënda Kishës, sa njerëzit kanë arritur të pyesin në se Kisha ka akoma diçka për të ofruar, siç bënte në të kaluarën. Madje u vu pikëpyetje edhe mbi vetë kremtimin në Dublin të Kongresit Eukaristik. Po Ati i Shenjtë, ashtu si në të kaluarën, na dha mundësinë ta kremtojmë 50-vjetorin e Koncilit II të Vatikanit, 50- vjetorin e “Lumen Gentium” e edhe 50-vjetorin e Kongresit Eukaristik, si shenjë paqeje, pajtimi, mundësie për të shkuar përsëri përpara, për të nisur ungjillëzimin e ri, për t’iu pëgjigjur pyetjes së katolikëve irlandezë me një ‘po’, Kisha ka shumë për të dhënë, ka fenë, që nuk mund ta njollosin sjelljet e askujt, sepse buron nga Kraharori i shporuar mbi kryq i Zotit të saj. Në këto rrethana, tema e Kongresit fiton një tingëllim të veçantë: “Eukaristia, bashkim me Krishtin e bashkim ndërmjet nesh!".







All the contents on this site are copyrighted ©.