2012-06-07 19:02:52

Ndërroi jetë Gjyste Nushi


Të gjithë anëtarët e redaksisë së programit shqip e të familjes së madhe të Radio Vatikanit, bashkohen në lutje drejtuar Hyjit me kolegen Katarina Nushi dhe familjen e saj, për ndarjen nga kjo jetë të nënës së dashur GJYSTE Nushi, e cila ndërroi jetë sot në Prag, e rrethuar nga bijtë e familjarët e dashur.
Duke kërkuar nga Krishti Gjallë ngushëllimin e krishterë, Katarines dhe familjarëve në zi, u sigurojmë afërsinë tonë shpirtërore, e të bashkuar në lutje i kërkojmë Hyjit të jetës ta pranojë nënën e dashur Gjyste në gëzimin dhe paqen e bashkimit të amshuar me Të.
Gjyste Nushi, qe një nënë e mirë e bujare, një besimtare e thjeshtë e me fe të gjallë në Zotin. Tërë jetën ia dhuroi e kushtoi Hyjit dhe familjes, la pas 4 vajza e dy djem dhe shumë nipa e mbesa, ndërsa tashmë iu bashkua djalit të madh, Anton Nushi, që ndërroi jetë i ri në vitin 2008. Funerali i Gjyste Nushit pritet të mbahet të shtunën në Prizren. I përjetshëm qoftë kujtimi yt, o e lumtura dhe e paharruara nëna Gjyste!







All the contents on this site are copyrighted ©.