2012-06-06 13:09:10

Mesazh i Benediktit XVI për Jubileun e Diamantë të Mbretëreshës Elizabeta


Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II
Ju shkruaj për t’i bërë Madhërisë Suaj përgëzimet më të ngrohta me rastin e Jubileut të Diamantë të mbretërimit. Gjatë 60 vjetëve të fundit u keni dhënë nënshtetasve tuaj dhe mbarë botës, shembullin frymëzues të përkushtimit në detyrë dhe të impenjimit për mbrojtjen e parimeve të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë, në përkim me këndvështrimin fisnik mbi rolin e një monarku të krishterë.
Ruaj kujtime të çmuara nga mikpritja e hijshme, që Madhëria Juaj më ofroi në Holirudhauz të Edimburgut, në fillim të Vizitës sime Apostolike në Mbretërinë e Bashkuar, në shtator 2010; falenderoj sërish për mikrpitjen, që m’u rezervua në ato katër ditë. Impenjimi juaj personal për bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjelltë ndërmjet ndjekësve të traditave të ndryshme fetare ka kontribuar jo pak në përmirësimin e marrëdhënieve ekumenike e ndërfetare, kudo në mbretërinë tuaj.
Duke ia besuar Madhërinë Ruaj dhe krejt Familjen Mbretërore mbrojtjes së Zotit të Gjithpushtetshëm, përsëris urimet e mia më të përzemërta për këtë rast të gëzueshëm dhe ju siguroj se lutem për shëndetin tuaj dhe begatinë e vendit.

Nga Vatikani, 23 maj 2012








All the contents on this site are copyrighted ©.