2012-06-06 16:38:24

Koncert në mesin e luleborave të kishës së emigrantëve shqiptarë në Romë


100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë vë në lëvizje edhe emigrantët shqiptarë në Romë. Të shtunën, më 9 qershor, në orën 20.00, në kishën e shën Gjonit të Malvës në sheshin me të njëjtin emër, në Trastevere, do të jepet një koncert me muzikë nga klasikët e mëdhenj botërorë, por edhe me këngë popullore shqiptare. Quhet “Koncert në mes të luleborave” dhe është organizuar nga kapelania e shqiptarëve të mërguar në Itali, kryesuar nga prifti arbëresh, don Pasquale Ferrara, nën patronazhin e Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Fondacionit Migrantes të Kishës Italiane dhe Vikariatit të Romës. Marrin pjesë sopranoja Ana Lushi, violinisti Tonin Xhanxhafili, dhe pianistët Oliver Gruda e Matia Muzhani. Tingujt e Shumanit e të Beethovenit do të harmonizohen me “Margjelën” e Prenk Jakovës e me këngë popullore si “Kenke nur i bukuris”. Kujtojmë se kisha e Shën Gjonit të Malvës u është dhënë në përdorim shqiptarëve nga i Lumi Gjon Pali II, që nga 1 gushti i vitit 2004. Me dëshirën që nisma, si kjo e koncertit, të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme, don Pasquale Ferrara sqaron në mikrofonin tonë hollësitë e këtij takimi kulturor. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.