2012-06-06 18:18:29

Jubileu i Mbretëreshës Elizabeta: për imzot Nikols “në qendër të shërbimit të saj, është feja e krishterë”.


Feja e krishterë është në qendër të impenjmit të Mbretëreshës Elizabeta në shërbim të kombit: këtë bindje shprehu kryeipeshkvi i Uestminsterit, Primati katolik, imzot Vincent Nikols, gjatë Meshës, kremtuar mbrëmë në katedralen londineze, kishë mëmë e katolicizmit anglez, për nder të 60-vjetorit të mbretërimi të Elizabetës II. Bashkësia katolike, njofton agjencia Sir, e falënderoi kështu Mbretëreshën lidhur me kontributin e shquar për stabilitetin, qetësinë e paqën, që ka siguruar, duke e vënë gjithë vetveten në shërbim të Zotit, të vendit e të nënshtetasve të saj. E për këtë i jemi plotësisht mirënjohës Mbretëreshës sonë, pohoi imzot Nikols, në emër të bashkësisë katolike. Është e pamundur, vijoi Primati katolik, të kujtosh ndryshimet shoqërore, ekonomike e politike të këtyre dhjetëvjeçarëve. Elizabeta II ishte Mbretëresha jonë, pikërisht përmes këtyre ndryshimeve, me të cilat na garantoi një siguri të madhe dhe një ndjesi të rëndësishme vazhdimësie. Imzot Nikols nuk harroi t’i shprehte Mbretëreshës Elizabeta edhe falënderimin për mikpritjen e mrekullueshme, që i bëri Benediktit XVI në shtator 2010 si dhe për njohjen e kontributit të posaçëm, që Kisha katolike i jep shoqërisë vendase.







All the contents on this site are copyrighted ©.