2012-06-05 14:58:56

Meshë e imzot Mambertì për 20 vjetorin e marrëdhënieve ndërmjet Selisë së Shenjtë e Sllovenisë


Dje, u kremtua me një meshë në Bazilikën e Zojës së Madhe në Romë, 20-vjetori i marrëdhënieve ndërmjet Seslisë së Shenjtë e Sllovenisë. Mesha u kreysua nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Dominik Mambertì. “Çdo ndërtim – si ai i bërë nga një person i vetëm, ashtu edhe ai i realizuar nga një bashkësi e vogël, e madhe e madje edhe nga një komb – do të shembet nëse nuk mbështetet në Krishtin e në vlerat e përjetshme, që Ai na mëson - tha imzot Mambertì, gjatë homelisë. I krishteri, megjithëse i zhytur në detyrat e shqetësimet e kohës së vet, duhet të gjejë tek Zoti, përmes lutjes e sakramenteve, energjitë e nevojshme për të shenjtëruar jo vetëm vetveten, por edhe çdo realitet në të cilin ndodhet”.







All the contents on this site are copyrighted ©.