2012-06-04 13:46:27

Fjalët e Papës në përfundim të drekës së djeshme me përfaqësuesit e familjeve të Takimit të Milanos


Përfundoi dje në Milano,Takimi VII Botëror i Familjeve me temë “Familja: puna dhe festa”. Pas Meshës së paradites e pas Lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa Benedikti XVI shkoi në kryeipeshkvi për drekë me përfaqësuesit e disa familjeve nga të pesë kontinentet. Kardinali Skola dhe kardinali Tetamanci përshëndetën Atin e Shenjtë dhe i dhanë si dhuratë një kopje të Librit të Ungjillit ambrozian, realizuar nga artistë të shquar, nën drejtimin e don Umberto Bordonit. Në kopertinë, pasqyrimi ikonografik i Jeruzalemit qiellor. Benedikti XVI foli pa letër:
“Të dashur miq, është bukur që në fund mbërrijmë sërish tek Fjala e Zotit, e cila është çelësi i jetës, çelësi i të menduarit, i të jetuarit: kështu filluam e po me Fjalën e Zotit po përfundojmë. Jemi në atmosferën e jetës së vërtetë. E, desha thjesht t’ju falenderoj për gjithçka përjetova këto ditë: për këtë përvojë të Kishës së gjallë… Nëse nganjëherë mendojmë se barka e Shën Pjetrit lëkundet tepër mes tallazeve të kundërshtarëve të fortë, shohim edhe se Zoti është i pranishëm, është i gjallë, është ringjallur vërtet dhe ka në dorë qeverisjen e botës e zemrën e njerëzve. Kjo përvojë e Kishës së gjallë, që jeton nga dashuria e Zotit, që jeton për Krishtin e Ringjallur, është – si të thuash – dhurata e këtyre ditëve. Pra, falenderojmë Zotin për këtë.
Falenderoj edhe kardinalin Skola, kardinalin Tetamanci, bashkëpunëtorët e tyre, të gjithë; atyre që bashkëpunuan e festuan: faleminderit të gjithëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.