2012-06-02 17:04:28

Takimi VII Botëror i Familjeve: shtegtim papnor në Itali, por me karakter ndërkombëtar.


Dita e dytë e shtegtimit të Benediktit XVI në Milano, për të kremtuar me pjesëmarrësit e Takimit VII Botëror të Familjeve. Është shtegtim në Itali, por me karakter ndërkombëtar. I lidhur ngushtë me familjen, por pa harruar edhe forcën shkatrrimtare të tërmetit, që vijon të trondisë rëndë popullsitë e zonës. Është edhe shtegtim i Ipeshkvit të Romës, Pasardhësit të Shën Pjetrit, në Kishën ambroziane.
Dje Papa theksoi fort situatën e vështirë, në të cilën jeton popullsia, që humbi shumë, edhe jetë njerëzore, për shkak të tërmetit në Emilia Romanja: prej këndej, takimi i parë ishte ai me qytetarët milanezë.
Mund të themi se takimi me familjet, mbledhur në Milano nga mbarë bota, nisi sot, menjëherë pas meditimit të Atit të Shenjtë me klerin dioqezan, rregulltarët, rregulltaret e laikët, në Katedralen e Milanos







All the contents on this site are copyrighted ©.