2012-06-02 17:05:59

Papa takohet me kardinalin Martini


Sot pasdite, në kryeipeshkvinë e Milanos, Benedikti XVI priti për vizitë kardinalin Karlo Maria Martini. Pas rëndimit të sëmundjes së Parkinsonit, nga e cila vuan, Hirësia e Tij u largua nga Jeruzalemi, për t’u kthyer në Itali e pikërisht, në shtëpinë e Jezuitëve, në Galarate. Kardinali Martini, biblist e teolog i njohur, një nga figurat më të ndritura të Kishës Katolike, kryeipeshkëv nderi i Milanos, është moshatar me Papën. Që të dy, të ditëlindjes 1927.







All the contents on this site are copyrighted ©.