2012-06-01 16:18:22

Programi i vizitës së Papës në Milano


E premte, 1 qershor 2012
Ora 17.00. Mbërritja me avion në aeroportin e Milano-Linates, ku Benedikti XVI pritet nga autoritetet. Tranferimi me makinë në Sheshin e Duomos.
Ora 17.30. Sheshi i Suomos: takim me pjesëmarrësit në Takimin VII Botëror të Familjeve dhe me qytetarët e Milanos. Ati i Shenjtë mban një fjalim e më pas shkon në Kryeipeshkvi.
Ora 19.15. Transferimi në Teatrin “La Scala”.
Ora 19.30. Teatri “La Scala”: koncert për nder të Papës. Në përfundim, Ati i Shenjtë përshëndet të pranishmit dhe kthehet në Kryeipeshkvi.

E shtunë, 2 qershor 2012
Ora 9.50. Benedikti XVI shkon me makinë nga kryeipeshkvia në Duomo
Ora 10.00. Në Duomo: Kremtimi i Lutjeve të Mëngjesit me pjesëmarrjen e meshtarëve, të rregulltarëve e të rregulltareve.
Meditim i Atit të Shenjtë.
Në përfundim të kremtimit, Papa transferohet në stadiumin e San Siros.
Ora 11.00. Stadiumi i San Siros: takim me të rinjtë, që do të krezmohen. Pastaj, Ati i Shenjtë kthehet në Kryeipeshkvi.
Ora 17.00. Në Kryeipeshkvi: takim me autoritetet civile e fjalim i Papës.
Ora 20.00. Transferim me makinë në Milano Parku i Veriut – Aeroporti i Bresos.
Ora 20.30. Milano Parku i Veriut – Aeroporti i Bresos: takim me familjet – Festa e Dëshmive.
Ora 21.30. Ati i Shenjtë largohet nga Milano Parku i Veriut – Aeroporti i Bresos dhe kthehet në Kryeipeshkvi

E dielë, 3 qershor 2012
Ora 9.15. Papa shkon në Milano Parku i Veriut – Aeroporti i Bresos.
Ora 10.00. Milano Parku i Veriut – Aeroporti i Bresos: Bashkëkremtim eukaristik
Ora 12.00. Lutja e Engjëllit të Tënzot. Në përfundim, Benedikti XVI kthehet në Kryeipeshkvi.
Ora 16.30. Në Kryeipeshkvi: Ati i Shenjtë përshëndet anëtarët e Fondacionit Milano Familjet 2012 dhe organizatorët e vizitës.
Ora 17.00. Papa largohet për në aeroportin e Milano-Linates.
Ora 17.30. Në aeroport, nga shkallët e avionit, Benedikti XVI përshëndet autoritetet civile e kthehet në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.