2012-06-01 15:09:41

Hetime në Vatikan. Atë Lombardi: Paolo Gabriele do të merret në pyetje javën e ardhshme.


Takim i ri i drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi, për hetimet lidhur me vjedhjen e dokumenteve rezervate në Vatikan. Atë Lombardi pohoi se javën e ardhshme, pasi të kenë përfunduar hetimet e përgjithshme, do të nisë faza formale e procesit, gjatë të cilit, me kërkesën e avokatëve mbrojtës, mund të pyetet Paolo Gabriele, ndihmës dhome i Papës, i akuzuar për marrjen e dokumenteve rezervate. Do të ndihmojnë për zgjerimin e hetimeve edhe rezultatet e kontrollit të materialeve, që u gjetën në banesën e të pandehurit. Avokatët, sipas drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, kanë përgatitur një kërkesë për lirimin me kusht ose arrestin shtëpijak të të pandehurit i cili, të paktën deri në fillim të fazës formale, do të mbetet në dhomën e sigurimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.