2012-05-31 10:53:31

Në fund të majit, t’ia besojmë vetveten, të afërmit, Kombin, Zojës së Këshillit të Mirë.


Virgjër Mari,
Mater Unitatis,
në këtë muzg ne duam ta shohim vetveten
ndër sytë e tu pasqyruar;
e nën mantelin e mbrojtjes sate,
t’i mbledhim shqiptarët kudo nëpër botë.

Virgjër e ‘Fiat’,
gjithë jeta jote është
kremtim i parisë së Zotit:
na mbush me mahnitjen e fesë,
na mëso ta ruajmë me lutje,
veprën, që jetës i jep jetë.

Ti Virgjër e shërbimit
ndihmona të kuptojmë lirinë
që fitohet me çmimin e vetvetes,
e bukurinë që fshihet
në vërtetësi të një takimi.

O Virgjër e Kryqit,
na e nxirr hirin të kundrojmë
fitoren e Krishtit mbi të keqen,
e hirin ta mbushim me shpresë,
e me dashuri, kohën tonë.

O Virgjër e Çenakullit,
nxiti ti Kishat të lidhen
mes tyre e me ipeshkvin e Romës.
Bëj të na dhembë fort fati i Kombit,
plot etje për paqe e zhvillim.

Virgjër e Magnificat,
Zojë e Këshillit të Mirë,
hyrë në zemrat tona,
e mbushi me shëndet e na mëso
si Ti ta madhërojmë Zotin,
e të ecim me hapa besnikë,
mbas teje drejt qiellit të ri...

(Sipas lutjes së Benediktit XVI në përfundim të Rruzares Shenjte në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, në Romë , më 26. 05. 2011)







All the contents on this site are copyrighted ©.