2012-05-30 14:02:46

Papa, me gjitha pabesitë tona, dashuria e Zotit nuk na mungon.


“Me gjitha pabesitë tona dhe mohimet tona, kemi bindjen se dhuratat dhe thirrja e Zotit janë të paprapësueshme”. Kështu tha sot paradite Papa Benedikti XVI gjatë audiencës së përgjithshme të së mërkurës, mbajtur në Vatikan, fjalë që kanë një domethënie tejet të veçantë në dritën e ngjarjeve që kanë ndodhur këtyre ditëve në Vatikan. “Para kundërshtive në marrëdhëniet njerëzore e shpesh edhen ato familjare – vijoi Papa – ne jemi të gatshëm ta humbasim qëndrimin në dashurinë falas që kushton e kërkon flijim, ndërsa Zoti nuk lodhët në durimin e Tij që ka ndaj nesh dhe na prijnë, Ai, i pari, na vjen në takim, e dashuria e Tij nuk bënë llogari e nuk ka masë”.
Katekizmin e audiencës së sotme, Papa Benedikti XVI ia kushtoi meditimit të lutjes sipas Letrave të Shën Palit, e sot u ndal tek lutja e të krishterit si takim i vërtetë e personal me Hyjin Atë, në Krishtin, përmes Shpirtit Shenjt. Duke reflektuar mbi Letrën e Dytë të Korintianëve, sot Benedikti XVI, gjatë audiencës së përgjithshme, deshi të nxirrte nga teksti i shën Palit “inkurajimin e qortimin të mos pushtohemi e të mos mundemi nga vuajtjet e nga vështirësitë”. Shën Pali, tha Papa, ia “dërgon këtë letër plot pasion një Kishe që shpesh herë e ka vu në diskutim apostullimin e tij”, por në “trishtime, hidhërime e pikëllime që iu deshtë të kalonte, kurrë nuk ka ra në shkurajim, ligështim apo në demoralizim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.