2012-05-30 19:09:22

Kosovë: Fatet e popullit e të vendit në duar të Zojës së Letnicës.


Ditë më parë, u bë shtegtimi i besimtarëve kosovarë në shenjtëroren e Zojës së Madhe në fshatin Letnicë, me rastin e përfundimit të muaji maj, të cilin Kisha ia kushton nderimit të Virgjërës Mari. Meshën e Shenjtë e kryesoi ipeshkvi i vendit imzot Dodë në bashkëkremtim me shumë priftërinj e një pjesëmarrje të madhe besimtarësh. Ndihmës e ndërmjetësimit amënor të Zojës së Bekuar të Letnicës, ipeshkvi kosovar ia besoi popullin dhe vendin. Vetëm me ndihmën dhe bekimin e Hyjit mund të ndërtojmë diçka të mirë e të qëndrueshme për të sotmen e të ardhmen, tha mes tjerash ipeshkvi. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt..........RealAudioMP3
Shenjtërorja e Zojës së Madhe të Bekuar në Letnicë është qendër shpirtërore për besimtarët kosovarë.Fshati Letnicë, i shtrirë rrëzë maleve në afërsi të trekëndëshit kufitar Kosovë-Serbi-Maqedoni, sot shumë pak i banuar, në çdo shtegtim të besimtarëve, transformohet në një festë të madhe besimi në Zotin e nderimit të Zonjës së Cërnagorës, siç quhet truporja e Virgjërës së Shenjtë që ruhen në këtë Kishë, ku vërtetë mijëra njerëz shtegtojnë gjatë vitit e posaçërisht në maj e gusht, tek këmbët e Nënës së Zotit. Po kujtojmë se pikërisht në këtë vend të shenjtë, edhe e Lumja Nënë Terezë, e vogël shtegtonte me familjen e saj e mu në këtë shenjtërore e dëgjoi prej Zotit thirrjen e saj për jetën rregulltare.







All the contents on this site are copyrighted ©.