2012-05-30 13:36:18

Benedikti XVI: Kisha udhëhiqet nga Shpirit Shenjt, pavarësisht nga ligështia e njeriut; kam besim në bashkëpunëtorët e mi.


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa ceku ngjarjet e këtyre ditëve, lidhur me përhapjen e dokumenteve të rezervuara vatikanase. Ja fjalët e Benediktit XVI:

“Ngjarjet, që ndodhën këto ditë lidhur me Kurien e bashkëpunëtorët e mi, e trishtuan shumë zemrën time, por nuk e errësuan kurrë bindjen se, pavarësisht nga ligështia e njeriut, vështirësitë e provat, Kisha udhëhiqet nga Shpirti Shenjt e Zoti do t’i japë gjithnjë ndihmën e do ta mbështesë në udhën e saj. Gjithsesi duhet kujtuar se disa mjete komunikimi arritën në përfundime, të cilat shkojnë shumë më larg se faktet, duke e paraqitur Selinë e Shenjtë në një mënyrë, që nuk përkon me realitetin. Dëshiroj, prandaj, t’u përsëris besimin dhe inkurajimin tim bashkëpunëtorëve të mi më të ngushtë dhe të gjithë atyre që, ditë për ditë, me besnikëri, shpirt flijimi e në heshtje, më ndihmojnë në kryerjen e shërbimit tim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.