2012-05-28 15:40:06

Hetimet në Vatikan. Atë Lombardi: asnjë kardinaj apo grua nuk janë nën hetim apo të dyshuar.


Në Vatikan vazhdojnë hetimet rreth ngjarjes së përhapjes së dokumenteve të rezervuara. Drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombari, pohoi se komisioni i kardinajve, themeluar nga Papa Benedikti XVI për çështjen në fjalë, vijon punimet sipas kohës që kërkon rasti, pa ra në kushtëzime të presionit mediatik. Zëdhënësi i Vatikanit përgënjeshtroi lajmet që janë përhapur nga organet e shtypit, sipas të cilave, një kardinal apo një grua janë të dyshuar apo në hetim. E kështu pohoi se ndihmësi i Dhomës së Papës, Paolo Gagriele, gjithnjë i arrestuar, ka siguruar që shpjet do të ofrojë bashkëpunimin e gjerë të tij për të sqaruar të vërtetën. Papa – tha atë Lombardi – është informuar për të gjitha, e nuk mund të mos jetë i brengosur, po gjithsesi është i qetë: nga të gjithë – përfundoi ai – ka një angazhim që synon, sa më shpejt që të jetë e mundur, rivendosjen e atmosferës së transparencës, të së vërtetës dhe të besimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.