2012-05-27 17:57:47

Papa: Rrëshajët janë festë bashkimi, duhet të jetojmë sipas së Vërtetës.


Rrëshajët janë festë bashkimi, mirëkuptimi e afrimit njerëzor” dhe i kundërvihen Babelit, ku njeriu dëshiron të jeton pa Zot, duke u bërë më pak i aftë për të dashur e, prandaj, përherë më pak njeri: kjo është me pak fjalë, përmbajtja e homelisë që Papa Benedikti XVI mbajti gjatë Meshës së Shenjtë, kryesuar në Bazilikën e Vatikanit, në festën e së Dielës së Rrëshajëve.

Ati i Shenjtë Ratcinger përshkroi atë çka është e çka domethënë Babeli dhe atë çka të thotë dhe janë Rrëshajët, që pasqyrohet edhe në botën tonë të sotme bashkëkohore, ku njerëzit, po, janë pranë njëri-tjetrit, por “mirëkuptimi e bashkimi mes tyre shpesh është sipërfaqësor e has në vështirësi”, has e në pengesa të mëdha, ku ushqehet dyshimi e gjykimi njëri kundër tjetrit.

Prandaj, gjatë homelisë së Rrëshajëve, Ati i Shenjtë, tërhoqi vëmendje para rrezikut të rënies në kurthin e Babelit, ku ndërmjet njerëzve “depërton, zien e qarkullon mosbesimi, dyshimi, frika e anasjelltë, aq sa të bëhen të rrezikshëm njëri për tjetrin”. Fjalë këto që nënvizojnë thirrjen e zemrës plot pikëllim e shqetësim, që i fton të gjithë ta gjejnë përsëri “bashkimin, përkimin, të vërtetën”.

E në vijim të homelisë, Papa Benedikti XVI u shpreh se nganjëherë kemi përshtypjen se po jetojmë në një kullë “të re Babeli”, siç dëshmojnë edhe “faktet e përditshme, që tregojnë se njerëzit janë bërë më agresivë, më hatërmadh e më armiqësor, që dëshmojnë se mirëkuptimi po bëhet përherë e më tepër impenjues, gjithnjë e më i vështirë, e kështu preferohet mbyllja në vetvete”.

Duke iu referuar festës së Rrëshajëve kremtuar sot kudo në botë e kështu edhe në Vatikan, Papa Ratcinger pohoi se për të krishterët “Shpirti Shenjt është edhe simbol i bashkimit, simbol i aftësisë të të folurit me dhe në të njëjtën gjuhë, si dhe simbol i mirëkuptimit në diversitet” e jo kundërshti, jo sundim, jo manipulim deri në “fabrikimin” e vet jetës njerëzore. “Në këtë gjendje, t’i lutësh Zotit duke diçka si e tejkaluar, diçka si e vjetruar, diçka e padobishme, sepse ne vet mund të ndërtojmë e të realizojmë gjithçka që duam”. Po ja se realiteti i jetës dëshmon se nuk është kështu, sepse njeriu ka nevojë për Dritën dhe Ndihmën e Shpirtit Shenjt.

“Edhe në ditët tona Shpirti i Zotit të Gjallë vazhdon të jehojë me zërin e Tij e ta ndriçojë udhën që çon në atë të Vërtetë, e vetmja që na bënë të lirë dhe i jep kuptim të plotë jetës sonë”. Kështu pra, tha Papa para 40 mijë besimtarëve të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan gjatë Meshës së Rrëshajëve e më vonë gjatë lutjes së mesditës të Mbretëreshës Qiellore, në ditën e festës së ardhjes së Shpirtit Shenjt mbi Apostuj, festë kjo që mbyll kohën liturgjike të Pashkëve. E kujtojmë se të dielën e ardhshme, ku në mesditë ditë do të lusë uratën e Engjëllit të Tënzot.







All the contents on this site are copyrighted ©.