Lartohet në nderimet e elterit Mère Saint-Louis de Lamoignon
Sot në Vannes të Francës u lartua në nderimet e elterit motër Saint-Louis de Lamoignon,
themeluese e Kongregatës së Mortave të Bamirësisë së Shën Luigjit. Mesha u kremtua
nga i dërguari i Papës, Prefekti i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinali
Anxhelo Amato. Vetë kardinali, na tregon diçka për të Lumen e re, në mikrofonin tonë: Marie-Louise-Elisabeth
de Lamoignon lindi në Paris, më 3 tetor 1763 në një familje fisnike, të pasur, por
edhe katolike të flaktë. Sipas zakonit të kohës, prindërit e martuan shumë të re me
një kushëri 19-vjeçar, Edouard-François Mola, kont i Champlàtreux. Patën pesë fëmijë.
Jeta e saj u prish nga vdekja e të shoqit në gijotinë, gjatë Revolucionit francez.
I fali me fe vrasësit e pasi sistemoi fëmijët, themeloi në Vaness të Bretanjës, një
vepër bamirësie e edukimi për vajzat e braktisura të dioqezës, që u kthye më vonë
në Kongregatën e Motrave të Bamirësisë, Bija të Shën Luigjit. Pasuria e themelueses
u përdor për të braktisurit e vegjël, për edukimin, formimin në punë e integrimin
e tyre në shoqëri.