Eja, o Shpirt Ngushëllues, ti e sheh hutimin tonë, jetën tonë të trazuar e
njeh ndër rrugët e vështira të historisë, ku shpesh na pret veç rrëzimi. Po
Ti je aty e i mbështet ata që vuajnë për drejtësi, ata që luftojnë për paqe. Mos
lejo që arroganca e interesat e të fortëve të fitojnë mbi vuajtjen e të varfërve e
mbi poshtërimin e të ligshtëve! Eja, o Shpirt Ngushllues: ti e njeh etjen tonë
për dashuri e për ngrohtësi njerëzore, nevojën për ngushëllim. Ti e njeh
trishtimin e ankthin që zemrat na i pushton. Ndihmoi, o Shpirt i Zotit, të vetmuarit, brerë
nga dëshpërimi, e zgjo ndër zemra dëshirën për të ndarë së bashku gaz e lot. E
sill mes nesh, ti Shpirt i Zotit Vetëm vëllazërim e pajtim.
Eja, o Shpirt
Ngushëllues, ti e di sa e madhe është lodhja kur ecim në gjurmët e Jezusit, e
di se kemi frikë, se na pëlqen kompromisi e përtacia. Ungjillin kujtona, e
mësona bukurinë e tij të kulluar, forcën e tij, prej nga buron veç paqe,e na e
jep gëzimin ta kemi pranë çdo ditë!