Ior: votë mosbesmi nga Këshilli, për presidentin e Ior, Gotti Tedeski.
Dje, njofton Salla vatikanase e Shtypit, Këshilli i drejtuesve të Ior, Institutit
për Veprat Religjoze, i dha njëzëri presidentit Ettore Gotti Tedeski, votën e mosbesimit,
për arsye se “nuk i ka kryer si duhet disa detyra me rëndësi të dorës së parë për
zyrën e tij”. Këshilli, lexohet në një komunikatë, i dha votën e mosbesimit presidentit
Goti-Tedeski dhe porositi që mandati i tij si president e edhe si anëtar i Këshillit,
të përfundojë. Anëtarët e Këshillit, lexohet akoma, shprehin keqardhjen për ngjarjet,
që çuan në votën e mosbesimit, ndërsa besojnë se një veprim i tillë ishte i domosdoshëm
për të ruajtur gjallërinë e Institutit. Këshilli, vijon nota, shikon tani përpara
në procesin e kërkimit të një presidenti të ri, të dalluar, që do ta ndihmojë Institutin
dhe bashkësinë financiare, duke u bazuar mbi respektin e anasjelltë të standardeve
bankare të pranuara ndërkombëtarisht. Sot Komisioni Kardinalor u mblodh për të
studiuar pasojat e për të vendosur hapat më të përshtatshme për të ardhmen.