2012-05-25 17:33:24

Atë Lombardi: është gjetur njeriu, që zotëron në mënyrë të paligjshme dokumente të rezervuara.


Duke iu përgjigjur pyetjeve të shtypit, atë Federiko Lombardi, zëdhënës i Vatikanit, pohoi se “falë hetimeve, kryer nga Xhandarmëria, lidhur me përhapjen e dokumenteve të rezervuara vatikanase, sipas udhëzimeve të dhëna nga Komisioni kardinalor e nën drejtimin e Promotorit të drejtësisë, u krijuan mundësitë për ta zbuluar njeriun, që ka shtënë në dorë, në mënyrë të paligjshme, këtë lloj materiali. Ky njeri, shton drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, tani është në dispozicion të magjistraturës vatikanase, për sqarimet e mëtejshme të çështjes”.









All the contents on this site are copyrighted ©.