Reliket e prindërve të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, në Family 2012
Milano përgatitet të presë TakimitnVII botëror të familjeve, e me rastin edhe një
ekspozitë shëtitëse, me titull: “Luigji e Zelia Martin. Prindër që lindin shenjtorë”. Relikuari
i bashkëshortëve Martin do të jetë në Milano, ndërmjet përfaqësuesve të familjeve
të mbarë botës. Luigji Martin e Zelía Guerin ishin prindërit e Shën Terezës së Krishtit
Fëmijë, karmelitane dhe dijetare e Kishës, Pajtore e misioneve, e quajtur nga Piu
X “Shenjtorja më e madhe e kohëve moderne”. Prania e tyre në takimin e madh, të afërt,
të familjeve, do t’i flasë përsëri botës, me gjuhën e shenjtërisë, duke e siguruar
se aty ku ka prindër të shenjtë, lindin edhe fëmijë të denjë për nderimet e elterit. Është
plotësisht e mundur edhe sot, që një njeri të bëhet shenjt, por shumëkujt i duket
e pamundur të bëhen shenjtorë njëherësh një burrë e një grua, të lidhur me sakramentin
e martesës e të ngjiten krah për krah, si në jetë, edhe në nderimet e elterit. E
pamundur? “E pra në tetor të viti 2001 Gjon Pali II i pati shpallur të lum
bashkëshortët Beltrame Kuatroki, ndërsa vetëm pas shtatë vjetësh, Luigji Martin e
shoqëronte kah elteri i shenjtërisë bashkëshorten, Zelia Guerin, të dy prindër të
5 vajzave (katër prej të cilava hynë në Karmelin e Lisië, ndërsa e pesta, në kuvendin
e Vizitantineve të Kaën). Nuk gabohej, pa dyshim, shenjtorja karmelitane,
Tereza e Lisië, kur, duke pasur parasysh prindërit e saj, pati shkruar: “Zoti më dhuroi
një atë e një mëmë më të denjë për qiell, sesa për tokë. Pata lumturinë të jem bijë
e dy prindërve të pashoq. Zoti më bëri të lind mbi një tokë të shenjtë”. Mendime,
këto, që u bënë realitet më 2008, me lumnimin e bashkëshortëve Martin. Këta të
Lum të rinj, sipas Papës Benedikti XVI, me lutjen e tyre e me dëshminë ungjillore,
e shoqëruan hap pas hapi të bijën, që Zoti e thirri t’i kushtohej e tëra Atij, pa
asnjë kusht, e mbyllur përgjithëjetë brenda mureve të Karmelit: “Duke menduar
për lumnimin e bashkëshortëve Martin, dëshiroj të kujtoj një ndjet tjetër, që e kam
shumë për zemër: familjen, roli i së cilës është themelor në edukimin e fëmijëve me
frymë universale, me zemër të hapur e plot përgjegjësi për botën e problemet e saj,
si dhe në formimin e thirrjeve për jetë misionare”.Relikuari me disa eshtra
të Luigjit e të Zelia Martin, nga 28 deri më 31 maj, do të vendoset në Bazilikën e
Shën Naxarit në Brolo (Milano). Me këtë rast do të hapet edhe ekspozita shëtitëse,
në praninë e kardinalit Hosè Saraiva Martins, prefekt nderi i Kongregatës për Çështjet
e Shenjtorëve e të Zhan Klapie, doktor në teologji dhe autor i librave të shumtë kushtuar
Shën Terezës së Lisië, i cili do të paraqesë, me këtë rast, një libër të ri, këtë
herë për prindërit e shenjtë të Shenjtores së re, që pati premtuar të reshte mbi botën
një shi me petale, për të zhdukur prej saj çdo lloj ere të keqe, duke e zëvendësuar
me aromë trëndafili.