2012-05-23 16:52:52

Vepra Romake e Shtegtimeve në zbulimin e thesarit të Shqipërisë


Të ndërmarrësh një shtegtim drejt një vendi apo caku, para së gjithash është përjetim që fitohet më zbulimin e një bote të pakufishme që ofrojnë Shtigjet e Shpirtit. Thesari kulturor shpreh më së miri pasurinë shpirtërore të një populli e vendi, për këtë arsye ‘Vepra Romake e Shtegtimeve ‘(Opera Romana Pellegrinaggi) e Vatikanit, në katalogun e vitit 2012, u propozon udhëtarëve të vet, Shqipërinë, për një përvojë të veçantë njerëzore, shpirtërore e kulturore. Siç shkruhet në katalogun 2012 të ‘Veprës Romake të Shtegtimeve ‘(Opera Romana Pellegrinaggi) , në Shqipëri, krishterimi ka djepin e qytetërimit ilirik. Është vendlindja e Nënë Terezës, rast i veçantë për t’u njohur personalisht me tiparet e jashtëzakonshme të popullit fisnik shqiptar të këtyre trevave përmes pasurisë shpirtërore, takimit mes feve, bashkëjetesës së harmonishme e vëllazërore të besimtarëve të feve të ndryshme e thesareve tjera që Shqipëria ruan me shekuj. Kjo nismë e Veprës Romake të Shtegtimeve është fryt i bashkëpunimit ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shqipërisë, për çka ka punuar posaçërisht Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit. Mbi këtë flasim me shkëlqesinë e tij Ambasadorin shqiptar pranë Selisë së Shenjtë, z. Rrok Logu në mikrofonin e don David Gjugjës, ta dëgjojmë........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.