2012-05-23 17:21:28

Papa për viktimat e Himarës: "I lutem Zotit t'i ngushëllojë ata, që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre"


Papa Benedikti XVI shpreh ngushëllimet për tragjedinë e Himarës, në një telegram dërguar Administratorit Apostolik të Shqipërisë së Jugut, imzot Hil Kabashi. Ati i Shenjtë i kërkon ipeshkvit t’u paraqesë familjarëve të viktimave, ndjenjat e pikëllimit të thellë dhe e siguron se lutet për të gjithë personat e përfshirë në këtë aksident.

Fort të Nderuarit Shkëlqesisë së Tij Mons. Hil Kabashi
Administrator Apostolik i Shqipërisë së Jugut

I informuar për aksidentin e rëndë rrugor që ndodhi në zonën e Himarës, ku humbën jetën trembëdhjetë studente, Ati i Shenjtë ngarkon Shkëlqesinë Tuaj që t’u paraqisni familjarëve të viktimave ndjenjat e pikëllimit të thellë dhe, ndërsa siguron për lutjen e tij nga zemra për të vdekurit dhe për të plagosurit, i lyp Zotit ngushëllimin për ata që vuajnë për humbjen tragjike të të dashurve të tyre dhe bekimet qiellore mbi gjithë Kombin e goditur nga kjo ngjarje kaq tragjike.

Kardinali Tarcisio Bertone, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së Tij.

Vatikan, 23 Maj 2012

Ndërkaq, pesë studente dalin nga spitali, ndërsa dy, akoma në koma, luftojnë mes jetës e vdekjes. Dje, me lot e dhimbje, u përcollën për në banesën e fundit, 13 të vdekurit. Vazhdojnë hetimet për të gjetur shkakun e rënies së autobuzit e vazhdojnë të dalin në dritë edhe fakte të reja. Sipas deklaratave të studentëve të tjerë në shtyp, një javë më parë, duke kryer të njëjtën udhë nga Elbasani për në Sarandë, po ky autobuz ka pasur probleme e difekte, të cilat, me sa duket, e kanë çuar të hënën në greminë.
Dje, Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë shprehu dhimbjen e thellë për këtë tragjedi, siç na thotë në mikrofonin tonë zëdhënësi i saj, don Gjergj Meta…...RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.